image Zyrtare: Shkodran Mustafi vazhdon karrierën te Levante, i bashkohet Enis Bardhit

Futboll

Zyrtare: Shkodran Mustafi vazhdon karrierën te Levante, i bashkohet Enis Bardhit

news image

Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi, do të vazhdojë karrierën te skuadra spanjolle, Levante, përcjellë Sinjali Sport.

Mbrojtësi me prejardhje nga Gostivari ka arritur marrëveshje me Levantes si lojtarë i lirë.

Mustafi ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2023 me opsion për ta zgjatur edhe për një vit.

Reprezentuesi gjerman rikthehet në futbollin spanjoll pas pesë viteve.

29 vjeçari nga edicioni 2014 deri në 2016 ka luajtur për Valencian.

Para se t’i bashkohet Levantes, mbrojtësi shqiptar ka luajtur për Schalken dhe Arsenalin.

Mustafi karrierë ka bërë edhe te Evertoni e te Sampdoria, derisa arritja më e madhe e tij është titulli kampion i botës me Gjermaninë në vitin 2014, ku edhe kishte luajtur disa lojë.

Te skuadra e re, ai do ta gjejë reprezentuesin maqedonas, shqiptarin, Enis Bardhi.

/Gazeta Sinjali Sporti/