Roma ka kompletuar nënshkrimin e mbrojtësit Zeki Celik nga Lille.
‘Giallorossi’ njoftoi se 25-vjeçari është bashkuar me një kontratë katërvjeçare e cila do të zgjasë deri në vitin 2026.
Ai i kushtoi klubit rreth 7 milion euro dhe do ta mbajë në fanellë numrin 19.
Celik tha: “Është një nder për mua të luaj për një klub kaq të madh; Kam ambicie të mëdha dhe dua ta ndihmoj këtë ekip të jetë i suksesshëm.
Ndihem i fokusuar dhe gati – nuk do të heq dorë kurrë dhe gjithmonë do të më shihni duke luftuar për gjithçka në fushë”.
Celik fitoi titullin e Ligue 1 2021 me Lille dhe ka 32 paraqitje me Turqinë, duke luajtur të tre ndeshjet e tyre në Euro 2020.