image Zyrtare: Quique Setién trajner i ri i Barcelonës

Futboll

Sport/ Zyrtare: Quique Setién trajner i ri i Barcelonës

news image

Barcelona dhe Ernesto Valverde gjatë ditës së sotme kanë arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën, ndërsa menjëherë është zyrtarizuar kontrata me Quique Setien.

Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Twitter, shkruan Gazeta Sinjali.

Quique Setien do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. Mirëseerdhe!“, thuhet në njoftimin e klubit.

Setién dhe klubi kanë nënshkruar marrëveshjen deri më 30 qershor të vitit 2022. Teksa prezantimi i tij do të bëhet të nesër më 14 janar./Gazeta Sinjali/