image ZYRTARE: Pogba humbet botërorin e Katarit shkaku i lëndimit

Futboll

ZYRTARE: Pogba humbet botërorin e Katarit shkaku i lëndimit

news image

Ylli i Juventusit, Paul Pogba, është përjashtuar nga Botërori i ardhshëm në Katar për shkak të lëndimit.

Mesfushori 29-vjeçar francez u rikthye te Biankonerët në verë si një transferim i lirë, por ende nuk është paraqitur në një ndeshje zyrtare për Zonjën e Vjetër, duke u përballur me një dëmtim në gju menjëherë pas mbërritjes së tij.

Pogba iu nënshtrua një operacioni të meniskut në fillim të shtatorit dhe që nga ajo kohë ka punuar ngadalë për rikuperimin e tij, por pësoi një pengesë gjatë stërvitjes në Continassa javën e kaluar.

Siç raportohet nga Sky Sports Italia, Pogba tani është përjashtuar nga Kupa e Botës e ardhshme në Katar, me Juventusin që ka njoftuar se ai do të duhet të vazhdojë rikuperimin e tij pas një radiografie në gju.

Lajmi ndërkohë është konfirmuar edhe nga agjenti i tij Rafaela Pimenta.

Dje u raportua se mesfushori francez kishte pësuar një dëmtim muskulor dhe do të ishte jashtë fushës për të paktën 15 ditë, që do të thotë se ai nuk do të ishte i aftë për t’u bashkuar me kombëtaren e Didier Deschamps për turneun.

/GazetaSinjali/