image Mungesa Karim Benzemas, sa do t'i mungoi Realit? - Sinjali

Mungesa Karim Benzemas, sa do t’i mungoi Realit?

news image

Karim Benzema u largua për shkak të një lëndimi në pjesën e dytë gjatë ndeshjes kundër Elches

Nuk ishte një ndeshje ideale kundër Elches për Real Madridin derisa ata humbën dy pikë por edhe Karim Benzeman që mori një lëndim.

Francezi u pa duke mbajtur muskulin e këmbës së tij derisa ai u zëvendësua me Luka Jovic në minutën e 58-të në barazimin 2-2, e që besohet se është lënduar në kofshë.

Tifozët e Los Blancos në Santiago Bernabeu të dielën u shqetësuan kur panë yllin e tyre të largohet nga fusha derisa skuadra e tij po e ndiqte rezultat kundër Elches, duke ditur se mungesa e tij do të shkaktonte kokëçarje për Los Blancos.

Besohet se Benzema u largua si masë parandalimi të lëndimit, gjë që është qetësuese për Real Madridin para se ai t’i bëjë disa teste.

Cilat ndeshje pritet të mungojë Benzema?

Kohëzgjatja e lëndimit të Benzemës pritet të shihet, por ai është në dyshim për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Mbretit që luhet të enjten më 3 shkurt. Lajmi i mirë është se kjo ndeshje është pas 10 dite.

Nëse ai nuk mund të kthehet në këtë kohë atëherë ai mund ta humbet edhe ndeshjen e La Ligas kundër Granadës që luhet të dielën më 6 shkurt.

Pas kësaj, Real Madridi shpreson që Benzema të kthehet për ndeshjen kundër Villarreal që është para ndeshjes se tyre të 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve që luhet kundër PSG-së të martën, më 15 shkurt.  /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin