Sulmuesi legjendar i Athletico Bilbaos, Aritz Aduriz ka treguar se do të pensionohet nga futbolli profesional.
39 vjeçari gjatë karrierës së tij mbrojti fanellën e Bilbaos, Valencias dhe Mallorcas, transmeton Gazeta Sinjali.
Aduriz ishte pjesë e futbollit spanjoll që nga vitit 2005, kur filloi karrierën e tij tek Bilbao.
Spanjolli do të mbahet mend për golat e shumtë që ia ka shënuar Barcelonës./Gazeta Sinjali/