image Natë magjike për futbollistin shqiptar, ngjitet në La Liga dhe i propozon për martesë partneres në mes të fushës

Bota e Yjeve

Natë magjike për futbollistin shqiptar, ngjitet në La Liga dhe i propozon për martesë partneres në mes të fushës

news image

27 maji do të mbetet një datë e rëndësishme dhe shumë e veçantë për futbollistin Myrto Uzuni.

Kjo pasi sulmuesi i Kombëtares Shqiptare me golin e tij ngjiti Granadën në La Liga dhe mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Por përveç kësaj, ai bëri një hap të rëndësishëm edhe sa i përket jetës private.

Foto: Screenshot/Twitter

Uzuni i propozoi për martesë partneres së tij, Uarda Hyseni, në mes të fushës, duke rrëmbyer totalisht skenën në këtë mbrëmje magjike.

Ky moment bëri xhiron e rrjetit duke u komentuar gjithandej nëpër TikTok e Twitter.

Foto: Screenshot/Twitter

“Uarda do të martohesh me mua?” – ishte fraza e cila u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës në fundin e ndeshjes.

/GazetaSinjali/