Ndeshja mes Red Bull Salzburgut dhe Eintracht Frankfurtit është shtyrë për shkak të një stuhie që pritet të ndodhë në qytetin austriak.
Këtë e kanë konfirmuar vetë klubet përmes rrjetit social Twitter, duke cituar se stuhia po shkonte drejt Salzburgut dhe pritet të ketë erëra të forta.
Në komunikatë është konfirmuar se ndeshja do të zhvillohet sa më shpejtë që është e mundur.
Pasi që raundi i ardhshëm do të luhet më 12 dhe 19 mars, kjo ndeshje me gjasë të madhe do të luhet mesjavën tjetër./Gazeta Sinjali/