Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që ndeshja kundër Kosovës të luhet pa pranin e tifozëve.
Kjo për shkak të frikës të shpërndarjes së Koronavirusit, transmeton Gazeta Sinjali.
“Ndalohet mbajtja e ndeshjeve sportive me publikë në 30 ditët e ardhshme, në territorin e gjithë shtetit”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës do të luhet me datën 26 mars./Gazeta Sinjali/