image Zyrtare: Mbrojtësi i njohur largohet nga Llapi

Futboll

Zyrtare: Mbrojtësi i njohur largohet nga Llapi

news image

Qendërmbrojtësi i njohur, Eglentin Gjoni, ka ndarë rrugët me skuadrën e Llapit, shkruan Sinjali Sportiv.

Kjo është bërë e ditur nga KF Llapi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.

Klubi nga Podujeva ka zbuluar se ky vendim është marrur me marrëveshje të dyanshme.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi (pa ndërhyrje):

“KF Llapi njofton se pas marrëveshjes së arritur ndërmjet drejtuesve të klubit dhe qendërmbrojtësit Eglentin Gjoni, palët kanë ndërprerë bashkëpunimin, i cili ishte i vlefshëm edhe për pjesën e mbetur të këtij edicioni.Duke qenë në dijeni se futbollisti gjatë periudhës së qëndrimit tek KF Llapi ishte përballur me lëndimin e gjurit që i pamundësonte rikthimin në fushat e blerta, K.F. Llapi dhe Eglentin Gjoni e panë të arsyeshme dhe më korrekte të përmbyllnin marrëveshjen para kohe.Drejtuesit e klubit çmojnë kontributin e tij për klubin gjatë periudhës gjashtë mujore të këtij edicioni si dhe i dëshirojnë shumë suksese në karrierë!”. /Sinjali Sportiv/.