Pas përfundimit të kontratës me Olympiacos, legjenda e Real Madridit, Marcelo është bërë me skuadër të re.
Braziliani ka nënshkruar si lojtar i ri i klubit brazilian, Fluminense.
Marrëveshja u përfundua si agjent i lirë, teksa gazetari italian Fabrizio Romano ka konfirmuar se ai kurrë nuk ishte afër Al Nassr-it.
Sipas Romanos, prioriteti i tij ishte futbolli brazilian dhe ai tani është kthyer te Fluminense.