image Marcelo i përlotur në konferencën lamtumirëse: Sot largohem nga Madridi duke qenë lojtari me më shumë tituj në historinë e ekipit më të mirë në botë

Futboll

Marcelo i përlotur në konferencën lamtumirëse: Sot largohem nga Madridi duke qenë lojtari me më shumë tituj në historinë e ekipit më të mirë në botë

news image

Marcelo ka mbajtur sot konferencën lamtumirëse si futbollist i Real Madridit.

Mbrojtësi i majtë brazilian largohet nga klubi madrilen pas 15 sezonesh, duke u larguar si lojtari më i dekoruar i klubit me 25 tituj.

Ai nuk ka mundur t’i mbajë lotët teksa ka dhënë intervistën e tij lamtumirëse.

“Zgjohesha çdo ditë të jetës sime me gëzimin e të qenurit në klubin më të mirë në botë. Sot largohem si lojtari më i dekoruar i klubit.

Ka qenë një aventurë e mrekullueshme. Sot largohem nga Madridi duke qenë lojtari me më shumë tituj në historinë e ekipit më të mirë në botë.

Nuk është lamtumirë, nuk më duket sikur po largohem nga Real Madridi.

Dua të falënderoj klubin, shokët e mi të skuadrës, trajnerët, lojtarët e veshjeve, të cilët janë si familje, njerëzit që kanë punën e ‘pistë’ sepse ne i përkushtohemi vetëm të luajturit futboll dhe pa ta nuk është e mundur.

Mund të jemi të qetë për të ardhmen e Real Madridit, do të jetë shumë e ndritshme”, ka deklaruar ndër të tjerash Marcelo.

/GazetaSinjaliSport/