Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e Erling Haaland nga Borussia Dortmund.
Klubi anglez ka aktivizuar klauzolën e norvegjezit e cila ishte 60 milionë euro.
Haaland do të përfitojë rreth 375 mijë funte në javë, duke u bërë lojtari më i paguar i klubit së bashku me De Bruynen.
21-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 dhe do të prezantohet si lojtari i ri i klubit më 1 korrik.