Manchester City ka konfirmuar arritjen e sulmuesit 22-vjeçar, Julian Alvarez.
22-vjeçari nënshkroi një kontratë pesëvjeçare e gjysmë me Man Cityn në janar, por mbeti në River Plate në formë huazimi deri në fund të sezonit në Amerikën e Jugut.
Ai do t’u prezantohet tifozëve të Cityt në West Reception të dielën, së bashku me nënshkrimet e reja Erling Haaland, Kalvin Phillips dhe Stefan Ortega Moreno.
Alvarez bëri debutimin e tij në river Plate në tetor 2018 dhe që atëherë ka krijuar një reputacion si një nga sulmuesit e rinj më të mirë në Argjentinë.
Ai shënoi 53 gola dhe 31 asistime në 120 paraqitje në River Plate.