image ZYRTARE: “Lewandowski” i Malishevës transferohet te Ballkani

Futboll

ZYRTARE: “Lewandowski” i Malishevës transferohet te Ballkani

news image

Klubi futbollistik Ballkani ka konfirmuar transferimin më të ri të tyre, shkruan Sinjali Sport.

Therandasit kanë arritur marrëveshje me sulmuesin Albion Rrahmanin për tre vite.

Rrahmani edicionin e kaluar luajti për KF Malishevën dhe pas paraqitjeve fantastike me skuadrën në Ligën e Parë, zgjoi interesimin e shumë skuadrave të Superligës.

I njohur me nofkën “Lewandowski” i Malishevës pas sezonit mahnitës me Malishevën, u ftua te Përfaqësuesja e Kosovës U21 për ndeshjet e qershorit.

Postimi i plotë i Ballkanit në “Facebook” pa ndërhyrje:  

Të dashur tifoz ????????

Një ndër futbollistët më të përfolur në sezonin që e lamë pas në ligën e parë  ishte Albion Rrahmani,

Me Rrahmanin  kemi nënshkruar kontratë  për 3 vite të cilin e mban të lidhur deri në vitin 2024.

Paraqitjet mbreslënëse të cilat i ka pasur ne FC Malisheva e kanë bërë qe atij ti vihet pseudonimi “Lewandovski”.

 Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubi ynë, andaj me çdo ngulm kemi insistuar qe Albionin ta sjellim ne klubin tonë.

Urojme që tani Lewandovski I Ballkani-t të na ndihmojë në arritjet e klubit si dhe atije personale  ????

Na priftë e mbara Suharekë.

/Gazeta Sinjali Sporti/