image Rama vlerëson Erdoganin pas Samitit të NATO-s: Mik i ngushtë, i ndjek me vëmendje zhvillimet në Ballkan

Shqipëri

Rama vlerëson Erdoganin pas Samitit të NATO-s: Mik i ngushtë, i ndjek me vëmendje zhvillimet në Ballkan

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për CNN Turk ka folur për përfundimet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë, situatën në Ballkan, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, si dhe zhvillimet në sektorin e turizmit.

Duke komentuar zhvillimet nga Samiti i NATO-s, Rama tha se takimi dëshmoi vendosmërinë e vendeve evropiane anëtare të aleancës për të forcuar sigurinë dhe për t’iu përgjigjur sfidave aktuale.

“Nuk mendoj se kishte një vendim të vetëm më të rëndësishëm. Samiti tregoi se krahu evropian i NATO-s ka ndërtuar një strukturë shumë të fortë ushtarake dhe është i vendosur të modernizojë forcat e tij për t’iu përgjigjur kërcënimeve”, u shpreh ai, sipas A2 CNN.

Rama vlerësoi gjithashtu organizimin e samitit nga Turqia, duke theksuar mikpritjen dhe profesionalizmin e autoriteteve turke gjatë këtij eventi.

Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, kryeministri shqiptar i cilësoi ato si të afërta dhe strategjike, ndërsa vlerësoi rolin e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në forcimin e këtij partneriteti.

“Marrëdhënia jonë është vëllazërore. Ai është një mik shumë i ngushtë dhe ka bërë përpjekje të mëdha për ta çuar partneritetin mes Shqipërisë dhe Turqisë në një nivel strategjik”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se Erdogan ndjek me vëmendje zhvillimet në Ballkan dhe se luan një rol të rëndësishëm në përpjekjet për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Në intervistë, Rama foli edhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe për zhvillimet e fundit në sektorin e turizmit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/