Klubi futbollistik Ballkani ka konfirmuar transferimin më të ri të tyre, shkruan Sinjali Sport.
Therandasit kanë arritur marrëveshje me sulmuesin Albion Rrahmanin për tre vite.
Rrahmani edicionin e kaluar luajti për KF Malishevën dhe pas paraqitjeve fantastike me skuadrën në Ligën e Parë, zgjoi interesimin e shumë skuadrave të Superligës.
I njohur me nofkën “Lewandowski” i Malishevës pas sezonit mahnitës me Malishevën, u ftua te Përfaqësuesja e Kosovës U21 për ndeshjet e qershorit.
Postimi i plotë i Ballkanit në “Facebook” pa ndërhyrje:
Të dashur tifoz ????????
Një ndër futbollistët më të përfolur në sezonin që e lamë pas në ligën e parë ishte Albion Rrahmani,
Me Rrahmanin kemi nënshkruar kontratë për 3 vite të cilin e mban të lidhur deri në vitin 2024.
Paraqitjet mbreslënëse të cilat i ka pasur ne FC Malisheva e kanë bërë qe atij ti vihet pseudonimi “Lewandovski”.
Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubi ynë, andaj me çdo ngulm kemi insistuar qe Albionin ta sjellim ne klubin tonë.
Urojme që tani Lewandovski I Ballkani-t të na ndihmojë në arritjet e klubit si dhe atije personale ????
Na priftë e mbara Suharekë.