Freddie Ljungberg është emëruar trajner i përkohshëm i Arsenalit.
Me herët gjatë ditës, Arsenali vendosi të shkarkojë trajneri Unai Emery, si shkak i rezultateve të dobëta.
Megjithatë, drejtuesit e klubit ende nuk kanë vendosur pasuesin e tyre të përhershëm vetëm atë të përkohshëm.
Sipas njërit nga drejtuesit e klubit, Josh Kroenke, legjenda Ljungberg është emëruar si trajner momental.
“Ne kemi kërkuar që Freddie Ljungberg të marrë përgjegjësinë për ekipin e parë si trajner i përkohshëm. Kemi besim të plotë tek Fredi për të na çuar përpara”./Gazeta Sinjali/