image ”Faleminderit Gunners”/ Granit Xhaka konfirmon largimin nga Arsenali, sot do të luajë ndeshjen e fundit

Futboll

”Faleminderit Gunners”/ Granit Xhaka konfirmon largimin nga Arsenali, sot do të luajë ndeshjen e fundit

news image

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka ka konfirmuar largimin nga skuadra e Arsenalit.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, ka falënderuar tifozët e klubit përmes një fotografie të postuar në Instastory.

”Faleminderit Gunners”, shkruan në fotografinë e postuar, ku kujton edhe trofetë e fituar me Arsenalin.

Ai gjatë kësaj kohe ka fituar dy herë FA Cup dhe dy herë Community Shield.

30-vjeçari prite të luajë sot ndeshjen e fundit, ku Arsenali do të përballet me skuadrën e Wolwesit, duke filluar nga ora 17:30.

Xhaka nga sezoni i ardhshëm pritet ta vazhdojë karrierën në kampionatin gjerman, te skuadra e Bayer Leverkusenit.

/GazetaSinjali/