image Zyrtare: LDK nuk do të mblidhet sot, deklarohen edhe për bisedimet me VV-në

Kosovë

Zyrtare: LDK nuk do të mblidhet sot, deklarohen edhe për bisedimet me VV-në

news image

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, e ka mohuar lajmin e raportuar në disa media se është mbledhur sot kryesia e kësaj partie.

Ahmeti në një bisedë telefonike për Gazetën Sinjali, ka thënë se nuk ka ndonjë mbledhje gjatë ditës së sotme.

“Nuk ka mbledhje. Janë takime konsultative, që hyjnë e dalin njerëzit, por mbledhje s’ka”, ka thënë ai.

I pyetur nëse Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojë ndonjë takim me Lëvizjen Vetëvendosje, ai ka thënë se nuk e di.

“Nuk e di, nuk jam në ngjarje”, ka thënë ai shkurtimisht për Gazetën Sinjali.

Kujtojmë se nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri gjatë ditës së djeshme pas takimit të kryesisë së LDK-së, tha për media se gjatë këtyre dy ditëve do të ketë takim në mes të partive, duke u shprehur optimist se marrëveshja do të ndodhë./Gazeta Sinjali/