La Liga ka depozituar ankesën në UEFA ndaj skuadrave PSG dhe Man City.
La Liga ka denoncuar PSG-në dhe Manchester Cityn për shkelje të rregullave të Fair Play-it financiar, transmeton Sinjali Sport.
Ankesa vjen kur La Liga kupton se të dy klubet e kanë bërë këtë në mënyrë të përsëritur.
La Liga konsideron se këto praktika ndryshojnë ekosistemin dhe qëndrueshmërinë e futbollit.
La Liga gjithashtu thekson se ka punësuar edhe avokatë në Zvicër dhe Paris për të ndërmarrë veprime ligjore kundër PSG-së në gjykatat franceze dhe përmes organeve të Bashkimit Evropian.