image Zyrtare: Kosova U21 publikon listën për dy ndeshjet e muajit mars

Futboll

Zyrtare: Kosova U21 publikon listën për dy ndeshjet e muajit mars

news image

Kombëtarja U21 e Kosovës këtë muaj rikthehet në skenë, ku do të luajë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2023.

Në të dyja ndeshjet, Dardanët e rinj, ballafaqohen me Slloveninë. Përballja e parë zhvillohet më 25 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00, derisa e dyta më 29 mars në Celje, në orën 15:00, përcjellë Periskopi.

Drejtori teknik dhe njëherësh ushtruesi i detyrës së përzgjedhësit të Kombëtares U21, Albert Bunjaki për këto dy ndeshje ka ftuar 24 futbollistë, gjashtë prej të cilëve janë nga Superliga e Kosovës, njofton FFK.

Përgatitjet e Kombëtares U21 fillojnë më 21 mars në orën 15:00 në Kampin Nacional në Hajvali. Aktualisht Kosova pas 5 ndeshjeve të zhvilluara zë pozitën e pestë në Grupin G, me 6 pikë, derisa Sllovenia ndodhet në vendin e katërt me 8 pikë, pas 6 ndeshjeve të zhvilluara.

/GazetaSinjali/