image Zyrtare: Jose Mourinho aktivizohet shpejt pas shkarkimit nga Tottenhami

Futboll

Zyrtare: Jose Mourinho aktivizohet shpejt pas shkarkimit nga Tottenhami

news image

Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho, ka arritur marrëveshje me gazetën e njohur britanike, “The Sun”, transmeton Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta me bazë në Londër, përmes një njoftimi në faqen e tyre.

“The Sun” ka njoftuar se Mourinho do të shkruajë kolumne lidhur me Kampionatin Evropian “Euro 2020” që zhvillohet gjatë kësaj vere.

Jose Mourinho së fundmi ishte trajner i Tottenham Hotspurit, nga ku u largua më 19 prill.

58-vjeçari ka fituar tituj të kampionit me Porton në Portugali, Chelsean në Angli, Interin në Itali dhe Real Madridin në Spanjë.

“Special One” gjithashtu ka triumfuar edhe në Ligën e Kampionëve me Porton e Interin.

Kjo nuk do të jetë puna e parë që do të bashkëpunojë me një medium, pasi që para se t’i bashkohet Tottenhamit ishte pjesë e panelit të analistëve në “Sky Sports”./Gazeta Sinjali Sporti/