Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho, ka arritur marrëveshje me gazetën e njohur britanike, “The Sun”, transmeton Gazeta Sinjali.
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta me bazë në Londër, përmes një njoftimi në faqen e tyre.
“The Sun” ka njoftuar se Mourinho do të shkruajë kolumne lidhur me Kampionatin Evropian “Euro 2020” që zhvillohet gjatë kësaj vere.
Jose Mourinho së fundmi ishte trajner i Tottenham Hotspurit, nga ku u largua më 19 prill.
It's official!
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) April 30, 2021
Jose Mourinho joins SunSport as our brand new columnist https://t.co/GtZU6sleFj pic.twitter.com/TVOAfo9kEo
58-vjeçari ka fituar tituj të kampionit me Porton në Portugali, Chelsean në Angli, Interin në Itali dhe Real Madridin në Spanjë.
“Special One” gjithashtu ka triumfuar edhe në Ligën e Kampionëve me Porton e Interin.
Kjo nuk do të jetë puna e parë që do të bashkëpunojë me një medium, pasi që para se t’i bashkohet Tottenhamit ishte pjesë e panelit të analistëve në “Sky Sports”./Gazeta Sinjali Sporti/