Njëri ndër lojtarët me karrierë të pasur basketbollistike që tash e sa vite punon si trajner, ndërsa në Kosovë ka drejtuar Prishtinën dhe kombëtaren e Kosovës, Damir Mulaomerovic, është emëruar ditë më parë selektor i Kroacisë.
Mulaomerovic që pos Kosovës ka drejtuar edhe Bosnjen e Hercegovinën tashmë është zyrtarizuar edhe nga Federata e Basketbollit të Kroacisë (HKS).
HKS ka paralajmëruar edhe një konferencë për shtyp për sot, për prezantimin e selektorit të ri dhe ambicieve.
Mulaomerovic do të zëvendësojë ish-bashkëpunëtorin e tij nga kombëtarja, Veljko Mrsic. /Gazeta Sinjali Sporti/