image Zyrtare: Interi rinovon me Dimarcon deri në vitin 2026

Futboll

Zyrtare: Interi rinovon me Dimarcon deri në vitin 2026

news image

Interi ka njoftuar se ata kanë arritur një marrëveshje për të vazhduar kontratën e Federico Dimarco me klubin.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me zikaltrit, deri më 30 qershor 2026.

Mbrojtësi italian, i cili është produkt i sistemit të të rinjve të Nerazzurrëve, është bërë pjesë e rregullt e skuadrës së trajnerit Simone Inzaghi në Milano, duke bërë 24 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.

Ndërkohë negociatat janë në progres me Marcelo Brozovic të cilit i skadon kontrata në vitin 2022 si ashtu edhe Ivan Perisic, njofton Fabrizio Romano.

Nënshkrimi i parë i Interit për sezonin 2022/23 do të jetë André Onana si agjent i lirë, ka konfirmuar gjithashtu gazetari italian.

 /Gazeta Sinjali Sporti/