image ZYRTARE: Harry Kane mbetet te Tottenhami edhe për këtë sezon

Futboll

ZYRTARE: Harry Kane mbetet te Tottenhami edhe për këtë sezon

news image

Ylli i Tottenhamit, Harry Kane ka ndryshuar mendje dhe do qëndrojë në skuadër.

Sulmuesi tërë verën ishte i lidhur dhe njëkohësisht gati për të kaluar te Manchester City.

Tottenham refuzoi ofertën e parë të Cityt me vlerë 100 milionë euro plus një lojtar, derisa kishte përgatitur edhe një ofertë tjetër me vlerë 150 milionë euro, që Spurs nuk rikthyen përgjigje.

Tani, ylli i skuadrës, Kane, ka pranuar të mbetet të Tottenham dhe është duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm.

Anglezi me anë të një postim në faqen e tij zyrtare ka treguar vendimin e tij të fundit.

/Gazeta Sinjali Sporti/