image ZYRTARE: Handanovic zgjat kontratën me Interin në 10 vjetorin e ardhjes së tij tek klubi zikaltër

Futboll

ZYRTARE: Handanovic zgjat kontratën me Interin në 10 vjetorin e ardhjes së tij tek klubi zikaltër

news image

Sot është 10 vjetori i ardhjes së Samir Handanovic në Inter dhe klubi zikaltër ka vendosur pikërisht që në këtë përvjetor të njoftojë për vazhdimin e kontratës.

Portieri slloven ka zgjatur kontratën me Nerazurët edhe për një vit, deri më 2023.

Ai iu bashkua Nerazzurrëve më 9 korrik 2012 nga Udinese në një marrëveshje me vlerë rreth 15 milionë euro, pasi kishte impresionuar me skuadrën Friuliane.

Në dekadën e fundit, Handanovic ka bërë 438 paraqitje në të gjitha garat, duke pranuar 451 gola dhe duke mbajtur 161 portën e paprekur. Ai tani është kapiteni i klubit dhe aventura e tij në kryeqytetin e Lombardisë do të vazhdojë.

Nerazurët nënshkruan me Andre Onanën në një transferim të lirë në fillim të këtij muaji dhe ai pritet të bëhet numri një afatgjatë në Lombardi, kështu që rinovimi i marrëveshjes së Handanovic i jep klubit milanez një mënyrë për të ndihmuar përshtatjen e kamerunasit.

/Gazeta Sinjali Sporti/