Dështimi për të kaluar qoftë një raund në Kupat e Evropës, i ka kushtuar vendin e punës Ernest Gjokës.
Shkëndija e Tetovës ka njoftuar këtë të premte largimin nga detyra të trajnerit tiranas, pasi palët ranë dakord që kishte ardhur momenti për të thënë mjaft.
“Shkëndija me këtë rast falënderon Ernest Gjokën dhe ndihmësin e tij, Fatjon Tafaj, për kontributin e dhënë në periudhën që ishin pjesë e kuqezinjve, duke drejtuar skuadrën drejt titullit kampion i vendit në sezonin garues 2020/2021. Ditëve në vazhdim klubi do të vendosë për trajnerin e ri, të cilit do t’i besohet pankina për sezonin 2021/2022”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.
Paraqitja e Shkëndijës në raundin e parë të Champions League dhe në raundit e dytë të Conferencë League la për të dëshiruar. Kuqezinjtë tetovarë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube kundër Muras së Sllovenisë u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 6-0, 5-0 në transfertë dhe 0-1 në Tetovë, ndërsa kundër skuadrës letoneze Riga u mposht 2-0 jashtë fushë dhe 0-1 në shtëpi.
Në total 9 gola të pësuar dhe asnjë i shënuar, statistika që nuk u lanë rrugëdalje palëve për vijimin e bashkëpunimit. /GazetaSinjaliSporti/