Eden Hazard duket se është lënduar përsëri, transmeton Sinjali Sport.
Futbollisti belg, dje luajti 74 minuta për Belgjikën në humbjen 2-3 nga Franca në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Hazard pak para se të zëvendësohej, shihej se po çalonte dhe dukej se ka pësuar një lëndim të ri.
Anëtari i Real Madrid, në dy vitet e fundit është dëmtuar shpesh dhe nuk ka arritur t’i tregojë aftësitë e tij.
Nga kampi belg para pak çastesh njoftuan se kapiteni i kombëtares ka lëshuar kampin dhe do mungojë për ndeshjen për vend të tretë ndaj Italisë në Ligës së Kombeve.
UPDATE: @hazardeden10 & @ThomasFoket have left the camp. #DEVILTIME
— Belgian Red Devils (@BelRedDevils) October 8, 2021