Skuadra e Sao Paulo ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me ish-mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Dani Alves.
Braziliani ka nënshkruar një kontratë me skuadrën, e cila vlen deri në dhjetor të vitit 2022, transmeton Sinjali.
Futbollisti 36-vjeçar, i cili u transferua për herë të parë në Evropë në vitin 2002, duke iu bashkuar Sevillas nga Bahia – ishte një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës dyvjeçare me kampionët francez.
Kujtojmë se Alves te Barcelona luajti për tetë sezone, në vitet 2018 – 2016.
Ndryshe, Alves është lojtari më i trofeshëm në botën e futbollit duke fituar 40 trofe të ndryshëm me klubet dhe kombëtaren braziliane./Sinjali/