image Alves zgjedh mbrojtësin e djathtë më të mirë në botë

Futboll

Alves zgjedh mbrojtësin e djathtë më të mirë në botë

news image

Veterani i Barcelonës, Dani Alves ka përshëndetur Trent Alexander-Arnold, Reece James dhe Achraf Hakimi si mbrojtësit e tij të djathtë të preferuar sot në futboll.

Reprezentuesi brazilian konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në pozitën e krahut të djathtë, për shkak të bëmave të tij te Barça.

Por 38-vjeçari ka mbetur i impresionuar nga yjet e Liverpool, Chelsea dhe Paris Saint-Germain, të cilët janë shfaqur si disa nga më të mirët përreth.

Unë e admiroj shumë Trent Alexander-Arnold”, tha Alves për ‘FourFourTwo’.

“Ai është një futbollist fantastik – ky djalë ka aftësi të klasit botëror.”

“Më pëlqen gjithashtu të shikoj Reece James dhe Achraf Hakimi.”

“Ata përziejnë forcën me teknikën dhe janë gjithashtu lojtarë të mëdhenj.”

“Të tre padyshim që kanë karakteristika dhe stile të ndryshme, por të gjithë dinë ta bëjnë punën”, ka theksuar mbrojtësi 38-vjeçar.

/GazetaSinjaliSporti/