image Ylli i Barcelonës del kundër nënshkrimit të Haaland: Nuk ia vlen të shpenzosh shumë para për të

Futboll

Ylli i Barcelonës del kundër nënshkrimit të Haaland: Nuk ia vlen të shpenzosh shumë para për të

news image

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves ka thënë se nuk ia vlen të shpenzosh shumë para në yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland , por ai do të shkonte shumë për të nënshkruar me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, transmeton Sinjali Sport.

Sulmuesit po konsiderohen dy fenomenët e ri botëror për momentin, me skuadrat më të mira evropiane që luftojnë për t’i transferuar këtë verë.

Thuhet se Barça është në garë për yllin norvegjez, Haaland, me Manchester City dhe Real Madrid gjithashtu në garë për të.

Por Alves e ka zgjedhur Mbappe si të preferuarin e tij nga të dy, duke thënë për Sport: “Mbappe është një lojtar më i kompletuar se Haaland në të gjitha aspektet e lojës. Unë nuk do të bëja gjëra të çmendura për Haaland. Sinqerisht, nuk do të shpenzoja shumë para për të. Do të shpenzoja shumë para për Mbappe, por jo për Haaland. Nëse do të bësh një investim gjigant, duhet ta bësh në mënyrën më të mirë. Nëse do të varej nga unë, do të vë bast te Mbappe”, ka deklaruar Alves.

Mbappe dhe Haaland kanë qenë në formë të shkëlqyer për skuadrat e tyre përkatëse këtë sezon.

Reprezentuesi francez ka shënuar 23 gola dhe ka asistuar 17 në 35 paraqitje në Bundesligë dhe Champions League.

Ndërkohë, Haaland ka 19 gola nga 21 ndeshje në Bundesligë dhe në kompeticionin kryesor të klubeve evropiane.

Mbappe ka sugjeruar se ai mund të zgjedhë të qëndrojë në PSG për momentin, pavarësisht raporteve të vazhdueshme se një lëvizje në Madrid do të përfundojë këtë verë.

E ardhmja e Haaland gjithashtu mbetet e paqartë, me raportet që pretendojnë se Manchester City është favorit për ta blerë atë.

/GazetaSinjaliSport/