image Lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit akuzohet për sulm seksual në një klub nate

Futboll

Lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit akuzohet për sulm seksual në një klub nate

news image

Futbollisti brazilian Dani Alves është akuzuar për sulm seksual në një klub nate në Barcelonë, raporton gazeta spanjolle ABC.

Burimet e tyre bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të së premtes dhe se vajza ka thirrur rojet e sigurisë.

Në raportin e policisë, ajo ka deklaruar se lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit ka futur dorën në të brendshme dhe ajo është përpjekur të mbrohet.

Megjithatë, ekipi ligjor i Dani Alves i ka mohuar këto akuza, duke thënë se braziliani ka qenë në atë lokal nate për një kohë shumë të shkurtër dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.

Policia katalanase më në fund hapi një hetim pasi mori një raport për një sulm të dyshuar seksual.

Alves fitoi 43 trofe në karrierën e tij, gjë që e bën atë futbollistin më të trofeshëm.

Ai luajti në Barcelonë nga viti 2008 deri në vitin 2016 dhe në sezonin 2021/22, dhe aktualisht është anëtar i UNAM-it meksikan.

/GazetaSinjali/