image E dashura e Dani Alves publikon bisedat në WhatsApp, tregon detaje nga lidhja e tyre
[wp-story id="814678"]

Futboll

E dashura e Dani Alves publikon bisedat në WhatsApp, tregon detaje nga lidhja e tyre

news image

Partnerja e Dani Alves, Joana Sanz ndodhet aktualisht në Doha për të shoqëruar futbollistin.

Modelja nuk ka munguar në ndeshjen hapëse të Brazilit kundër Serbisë të enjten dhe ka shpërndarë në rrjetet sociale një imazh nga stadiumi “Lusail”, ku shihej e veshur me fanellën e Selecaos dhe me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

Në mbishkrimin e fotografisë ajo bëri një dedikim shumë emocionues për partnerin e saj, shkruan Marca.

Instagram will load in the frontend.

Sanz ndau me ndjekësit gjithashtu një ‘screenshot’ të bisedës së saj me mbrojtësin brazilian në WhatsApp, për të treguar lidhjen e fortë të çiftit.

“Sa mirë që të shoh. Më jep gjithmonë kaq shumë kënaqësi, sikur të ishte hera e parë”, ka shkruar Alves.

“Është e çuditshme por e vërtetë”.

Pasi i shkroi “Të dua”, modelja përcolli keqardhjen që nuk mundi të shkonte në hotel për ta parë.

“Do të të marr me siguri, mos u grind me mua”, ka shkruar tutje Alves.

638120bd4cfc3

/GazetaSinjali/