image Zyrtare: Bernard Challandes nënshkruan kontratë të re me Kosovën

Futboll

Zyrtare: Bernard Challandes nënshkruan kontratë të re me Kosovën

news image

Trajneri Bernard Challandes e ka vazhduar kontratën me Federatën e Futbollit të Kosovës deri në vitin 2022.

Challandes nënshkroi para pak minutash në një konferencë për media në Prishtinë, para ndeshjeve të shtatorit në Ligën e Kombeve.

Marrëveshja e re u arrit ditë më parë, pas një takimi që presidenti Agim Ademi së bashku me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu e kanë zhvilluar me trajnerin zviceran, e ku palët u morën vesh që ta vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët edhe për dy vjet. /Sinjali Sportiv