Benfica ka prezantuar transferimin e ri.
Joao Mario pas aventurës zhgënjyese tek Interi tani do ta vazhdojë karrierën tek Benfica.
Që disa javë mediat italiane kanë spekuluar që marrëveshja ndërmjet Interit dhe Marios për ndërprerjen e kontratës ishte arritur, por asgjë zyrtare nuk kishte.
Tani, Benfica e ka bërë zyrtar transferimin e Marios dhe e ka prezantuar atë në me fanellën e klubit.
???? @joaome17 é do SL Benfica!#DeTodosUm pic.twitter.com/cB0879PUgs
— SL Benfica (@SLBenfica) July 13, 2021
Mario së fundmi ishte pjesë e Sportingut ku fitoi titullin kampion ku ishte i huazuar nga Interi. /Gazeta Sinjali Sporti/