image Zyrtare: Barcelona publikon listën me futbollistët që do luajë në Europa League, Alves mungon

Futboll

Zyrtare: Barcelona publikon listën me futbollistët që do luajë në Europa League, Alves mungon

news image

Është e çuditshme të kombinohen fjalët ” Barcelona ” dhe ” Europa League”, transmeton Sinjali Sport.

Megjithatë, këtë vit Blaugrana do të përjetojë pjesën e dytë të sezonit me synimin për të fituar kompeticionin e dytë evropian për nga rëndësia, pas Ligës së Kampionëve.

Daniel Alves mungon në listën e publikuar nga Xavi për UEFA Europa League.

Barcelona ka prezantuar këtë të mërkurë listën e lojtarëve që do të mund të marrin pjesë në ndeshjet zyrtare të Europa League. Lajmi i madh është mungesa e Daniel Alves, ardhja e të cilit u zyrtarizua në janar. 

Rregullat thonë se “nga play-off deri në fazën e eliminimit, një ekip mund të shkruajë maksimumi tre lojtarë të rinj për ndeshjet e mbetura të kompeticionit”. 

Prandaj, Barça vendosi të përfshijë Aubameyang, Ferran Lopez dhe Adama Traorè. Prandaj nuk kishte vend për të katër nënshkrimet e reja të blaugranës dhe Xavi zgjodhi përjashtimin e Dani Alves.

/Gazeta Sinjali Sporti/