Klubi i futbollit Ballkani ka njoftuar për lojtarin më të ri të tyre, transmeton Sinjali Sport.
Suharekasit kanë transferuar Theophilus Solomon, për dy sezon në vijim.
Prezantimi i sulmuesit nigerian te klubi therandas do të bëhet ditëve të ardhshme.
Solomon arrin në Ballkan nga skuadra e Kuvajtit, Qadisa FC, derisa para kësaj ekipe ka luajtur për Partizanin e Shqipërisë.
25-vjeçari më herët ka luajtur edhe për Rijekan, Ujpestin e Omonia Nikosia. /GazetaSinjaliSporti/