image Zyrtare: Ballkani nënshkruan me Lumbardh Dellovën për tri vite

Futboll

Zyrtare: Ballkani nënshkruan me Lumbardh Dellovën për tri vite

news image

Klubi futbollistik, Ballkani ka kompletuar marrëveshjen me Lumbardh Dellovën, përcjell Sinjali Sport.

Suharekasit njoftuan se kanë arritur akordin me 23-vjeçarin, duke nënshkruar kontratë për tre vite.

Dellova në Superligë rikthehet nga Hajduk Spliti, skuadër ku ka qenë pjesë nga viti 2018.

Mbrojtësi sezonin e kaluar luajti për Prishtinën si i huazuar, duke u paraqitur në 27 ndeshje dhe duke pasur rol kyç në fitimin e titullit të Superligës.

Dellova në futbollin kosovar, po ashtu ka mbrojtur ngjyrat edhe ekipit prizrenas, Lirisë.

/Gazeta Sinjali Sporti/