Klubi futbollistik, Ballkani ka kompletuar marrëveshjen me Lumbardh Dellovën, përcjell Sinjali Sport.
Suharekasit njoftuan se kanë arritur akordin me 23-vjeçarin, duke nënshkruar kontratë për tre vite.
Dellova në Superligë rikthehet nga Hajduk Spliti, skuadër ku ka qenë pjesë nga viti 2018.
Mbrojtësi sezonin e kaluar luajti për Prishtinën si i huazuar, duke u paraqitur në 27 ndeshje dhe duke pasur rol kyç në fitimin e titullit të Superligës.
Dellova në futbollin kosovar, po ashtu ka mbrojtur ngjyrat edhe ekipit prizrenas, Lirisë.