image ZYRTARE: Ballkani kompleton transferimin e Leotrim Bekteshit

Futboll

ZYRTARE: Ballkani kompleton transferimin e Leotrim Bekteshit

news image

Ballkani ka zyrtarizuar blerjen e qendërmbrojtësit Leotrim Bekteshi.

Ish-futbollisti i Gjilanit dhe Prishtinës iu është bashkuar suharekasve në një kontratë dy-vjeçare der më 2024.

Përpos eksperiencës në Kosovë, Bekteshi më parë ka luajtur edhe në ligën sllovake tek skuadra Iskra Borcice, teksa së fundi ishte pjesë e futbollit norvegjez Mjondalen.

30-vjeçari pritet të jetë një forcë shtesë për kampionët, të cilët do të vazhdojnë aventurën edhe në Evropë, ku do të jenë pjesë e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

/GazetaSinjaliSport/