Ballkani ka zyrtarizuar blerjen e qendërmbrojtësit Leotrim Bekteshi.
Ish-futbollisti i Gjilanit dhe Prishtinës iu është bashkuar suharekasve në një kontratë dy-vjeçare der më 2024.
Përpos eksperiencës në Kosovë, Bekteshi më parë ka luajtur edhe në ligën sllovake tek skuadra Iskra Borcice, teksa së fundi ishte pjesë e futbollit norvegjez Mjondalen.
30-vjeçari pritet të jetë një forcë shtesë për kampionët, të cilët do të vazhdojnë aventurën edhe në Evropë, ku do të jenë pjesë e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.