image Zyrtare: Arsenali transferon portierin e Brightonit

Futboll

Zyrtare: Arsenali transferon portierin e Brightonit

news image

Arsenali ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Brighton & Hove Albion për Mat Ryan, transmeton Sporti në Sinjali.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, Arsenali ka njoftuar se ka huazuar portierin nga Australia deri në fundin e sezonit.

28 vjeçari për Brightonin ka zhvilluar 124 paraqitje, prej transferimit të tij në vitin 2017.

Përveç te Brightoni, Ryan ka mbrojtur edhe portën e Valencias, Genkut e Club Brugge.

/Sporti në Sinjali/.