Arsenali ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit të ri, Omar Rekik, transmeton Sinjali Sportiv.
Klubi londinez ka njoftuar se lojtari ka nënshkruar kontratë profesionale sot, teksa do aktivizohet te skuadra e grupmoshave U23.
19 vjeçari është i lindur në Holandë, por mbronë ngjyrat e Kombëtares së Tunizisë.
Rekik së fundmi ishte pjesë e të rinjëve te Hertha Berlini, teksa ka qenë pjesë edhe e Feyenoordit, Manchester Cityt, PSV Eindhovenit dhe Marseilles. /Sinjali Sportiv/.