Arsenali ka zyrtarizuar më në fund blerjet e portierit David Raya nga Brentford.
Portieri spanjoll i është bashkuar klubit londinez në formë huazimi një-vjeçar, e cila ka koston e 3 milionë funteve, ndërsa ka edhe opsionin pa ta blerë në formë të përhershme në fund të sezonit për shumën e 27 milionë funteve.
Sipas Romanos, ky huazim u bë për ta ruajtur Arsenalin nga çdo rrezikim i mundshëm i ‘Fair Play Financiar’, pas shpenzimit tashmë të mbi 200 milionë eurove këtë merkato verore.
Raya tani do të konkurrojë me portierin Aaron Ramsdale për pozitën e startuesit.
Kjo është blerja e katërt e ‘Gunners’ për këtë merkato verore, pas Havertz, Timber e Rice.