Arsenali ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit portugez nga Porto, Fabio Vieira.
Vieira i është bashkuar Arsenalit me një marrëveshje të përhershme nga Porto për 35 milionë euro plus 5 milionë euro shtesa.
Ai ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me londinezët, deri në qershor 2027.
Bem-vindo, Fabio ❤️
— Arsenal (@Arsenal) June 21, 2022
Sipas Romanos, pas kësaj marrëveshje, prioriteti i radhës i “Gunners” është transferimi i Gabriel Jesus.