image Zyrtare: Aprovohet kërkesa e Arsenalit për ta shtyrë derbin ndaj Tottenhami

Futboll

Zyrtare: Aprovohet kërkesa e Arsenalit për ta shtyrë derbin ndaj Tottenhami

news image

Është konfirmuar se ndeshja mes Arsenalit dhe Tottenhamit e paraparë të luhej të dielën nga ora 17:30, tani është shtyrë.

Kjo vjen pas kërkesës së Arsenalit për ta shtyrë ndeshjen pas mungesës së madhe të futbollistëve.

Gunners përmes një komunikate me shkrim në Twitter zyrtarizoi shtyrjen e këtij derbi.

Raportohet se kjo nuk është pritur aspak mirë nga hierarkia e Tottenhamit të cilët ndihen të zemëruar me mendimin e shtyrjes së lojës dhe besojnë se aktualisht nuk ka një shpërthim të koronavirusit në Arsenal, thekson ‘SkySports’.  /Gazeta Sinjali Sporti/