Është konfirmuar se ndeshja mes Arsenalit dhe Tottenhamit e paraparë të luhej të dielën nga ora 17:30, tani është shtyrë.
Kjo vjen pas kërkesës së Arsenalit për ta shtyrë ndeshjen pas mungesës së madhe të futbollistëve.
Gunners përmes një komunikate me shkrim në Twitter zyrtarizoi shtyrjen e këtij derbi.
???? Our match against Tottenham on Sunday, January 16 has been postponed. #TOTARS
— Arsenal (@Arsenal) January 15, 2022
Raportohet se kjo nuk është pritur aspak mirë nga hierarkia e Tottenhamit të cilët ndihen të zemëruar me mendimin e shtyrjes së lojës dhe besojnë se aktualisht nuk ka një shpërthim të koronavirusit në Arsenal, thekson ‘SkySports’. /Gazeta Sinjali Sporti/