image ZYRTARE: Ajax transferon portierin kosovar për 8 milionë euro

Futboll

ZYRTARE: Ajax transferon portierin kosovar për 8 milionë euro

news image

Klubi holandez, Ajax ka zyrtarizuar blerjen e portierit kosovar me pasaportë gjermane, Diant Ramaj.

Ramaj i ka kushtuar klubit holandez 8 milionë euro.

Ai ka nënshkruar kontratë me holandezët deri në qershor të vitit 2028.

Ramaj ka lindur në Gjermani por ka prejardhjen nga Gjakova e Kosovës. Ai momentalisht është portieri i Kombëtares së Gjermanisë në grupmoshat e reja.

/GazetaSinjaliSport/